Zbulohet se te cila skuadër do të luajë Ousmane Dembele

Futboll

Zbulohet se te cila skuadër do të luajë Ousmane Dembele

Më: 13 nëntor 2018 Në ora: 11:15
Ousmane Dembele

Agjenti i Ousmane Dembeles ka zbuluar se çfarë po ndodhë me të ardhmen e lojtarit.

Agjenti i Ousmane Dembeles ka thënë se klienti i tij nuk e ka në plan të largohet nga Barcelona

“Ousmane nuk është duke reaguar keq”, ka thënë agjenti i francezit,

“Ai e di se si t’i heshtë kritikët, veçanërisht kur ata kritikojnë pa arsye. Ai reagon në mënyrë më të mirë të mundshme, si brenda ashtu edhe jashtë fushe.

“Ousmane është 21 vjeçare, luan për Barcelonën, njëri ndër klubet më të mëdha në botë. Ai ka bërë një start të jashtëzakonshëm në këtë sezon, duke shënuar gjashtë gola dhe ka bërë dy asistime.

“Nuk mund t’i kuptoj kritikët se përse mendojnë se ai duhet të largohet, por një gjë e tillë nuk do të ndodhë”, ka përfunduar agjenti i Dembeles.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat