Chiellini: Kombëtarja e Italisë vjen para të gjithave - Bota Sot
Chiellini: Kombëtarja e Italisë vjen para të gjithave

Futboll

Chiellini: Kombëtarja e Italisë vjen para të gjithave

Më: 13 nëntor 2018 Në ora: 12:01
Mbrojtësi i Juventusit Giorgio Chiellini

Mbrojtësi i Juventusit është shumë i motivuar për ta kthyer Italinë në nivelet e larta.

Giorgio Chiellini do të luajë ndeshjen e tij të 100 me Kombëtaren Italiane, në përballjen ndaj Portugalisë, të vlefshme për Ligën e Kombeve.

Qendërmbrojtësi 34-vjeçar nuk e braktisi Italinë, pas Play Off-it ndaj Suedisë, kur Kombëtarja “azzurre” dështoi të kualifikohej në Botërorin “Rusia 2018”, ndërsa tashmë Roberto Mancini i ka besuar edhe shiritin e kapitenit.

“Jam shumë i lumtur dhe krenar, që do të luaj ndeshjen e 100 me Italinë. Të luash për kombëtaren, është një nder i veçantë dhe një ëndërr për të gjithë, ndaj nuk e kisha imagjinuar se do të arrija në shifrën e 100 prezencave”, deklaroi Chiellini.

Giorgio Chiellini zbuloi edhe arsyen pse vendosi t’i qëndrojë besnik Kombëtares dhe nuk bëri si të tjerë italianë, që deklaruan tërheqjen, pas dështimit për t’u kualifikuar në Botëror. Ai shtoi se e ardhmja e Italisë së Mancinit do të jetë e bukur dhe premtuese.

“Unë mendoj se nga Kombëtarja nuk mund të tërhiqesh asnjëherë, pasi ajo është para të gjithave”.

“Thjesht duhet të jesh gati dhe t’i përgjigjesh çdo thirrjeje për grumbullim. Largimi nga kombëtarja vjen vetëm kur trajneri nuk të merr në konsideratë dhe unë marr ende ftesa, ndaj do të jem i gatshëm të jap më të mirën time”, përfundoi ai. 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
test