Avdijaj premton më të mirën në duel me maltezët dhe Azerbajxhanin - Bota Sot
Avdijaj premton më të mirën në duel me maltezët dhe Azerbajxhanin

Futboll

Avdijaj premton më të mirën në duel me maltezët dhe Azerbajxhanin

Më: 13 nëntor 2018 Në ora: 12:41
Avdijaj premton më të mirën në duel me maltezët dhe Azerbajxhanin

Kombëtarja e Kosovës mbrëmë ka zhvilluar seancën e parë para dy ndeshjeve të nëntorit.

“Dardanët” këtë të shtunë luajnë në udhëtim tek Malta, kurse, tri ditë më vonë në stadiumin “Fadil Vokrri” përballen me Azerbajxhanin. Këto dy ndeshje për Kosovën janë vendimtare për të kaluar në rundin tjetër të garave në Ligën e Kampionëve.

Mesfushori Donis Avdijaj thotë se Kombëtarja jonë do të arrijë kualifikimin. Ai premton më të mirën në duel me maltezët dhe Azerbajxhanin.

“Është hera e parë për ne si ekip që të arrijmë diçka. E kemi mundësinë dhe kualitetin që t’i fitojmë të dy ndeshjet, por secili ekip tash dinë të luajë futboll dhe i ka opsionet e veta, prandaj duhet të japim maksimumin si ekip për t’i fituar ndeshjet dhe pastaj për ta festuar suksesin e parë”, tha Avdijaj.

“Në ekipin tim jam në formë shumë të mirë, por kur grumbullohem me Kosovën interesin tim e vendos prapa. Mua më intereson që ta shfrytëzojmë këtë mundësi si ekip dhe të arrijmë sukses. Nëse arrij ta jap kontributin tim do të isha i lumtur, por ky është futboll dhe kushdo që luan duhet ta japë maksimumin”, theksoi ai.

Kosova sot mbanë seancën e dytë në orën 17:00 në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
test