Cristiano Ronaldo u transferua këtë verë te Juventusi, por po kthehet në një faktor vendimtar në një nisje fantastike të sezonit të ri.
Ylli portugez në 12 ndeshjet e para në Seria A, ka shënuar 8 gola, ka dhënë 5 asiste dhe është shpallur 3 herë lojtari më i mirë i ndeshjes.
Statistika këto të jashtëzakonshme për një lojtar që shumë shpejt po mbush 34 vjeç, por jo për Ronaldon i cili sfidon moshën duke u kthyer në një fenomen.
Ai ka qenë në fushë në të gjitha ndeshjet e këtij sezoni në kampionatin italian.
Cristiano Ronaldo ka qenë shumë aktivë për Juventusin. Ka goditur 108 herë portën në Serie A (88 kanë përfunduar brenda portës, 20 gola kanë ardhur nga goditjet e tij), 28 më shumë se çdo lojtarë tjetër në top pesë kampionatet në Europë për sezonin 2018/19.