Strakosha si Cristiano Ronaldo, çdo javë pjesë e më të mirëve në Serinë A

Futboll

Strakosha si Cristiano Ronaldo, çdo javë pjesë e më të mirëve në Serinë A

Më: 13 nëntor 2018 Në ora: 15:06
Thomas Strakosha

Kombëtarja ka nisur grumbullimin në Durrës që prej ditës së djeshme. I gjithë fokusi i futbollistëve dhe trajnerit Panucci, është pikërisht ndeshja e Ligës së Kombeve ndaj Skocisë. Ky do të jetë takimi i fundit për përfaqësuesen tonë, dhe objektivi është fitorja me gola, për të ruajtur pozitat në Ligën C.

Një ditë më parë trajneri tha në konferencën për shtyp, se edhe në këtë takim do të ketë disa probleme me dëmtimet dhe mungesat, kryesisht në mbrojtje dhe në repartin e sulmit. Mirëpo ajo që duhet të gëzojë trajnerin Panucci është gjendja e mirë që gëzojnë dy portierët kryesor të kombëtares.

Thomas Strakosha po kalon momente të shkëlqyera te Lazio, ndërsa prej tre javësh radhazi është rikthyer titullar dhe Etrit Berisha tek Atalanta. Por nëse ky i fundit mbetet ende në garë për të fituar një vend titullari të përhershëm te skuadra e Gasperinit, Strakosha është i padiskutueshëm te Lazio.

Fundjavën e kaluar, gardiani i portës kuqezi, ishte pjesë e “Top 20” lojtarëve që shkëlqyen në Serinë A, ndërsa të premten e javës që lam pas, ishte në formacionin e javës në Europa League, sipas “France Football”.

Vlerësimi për Thomas Srakoshën nuk ndalet me kaq, pasi me notë 6.33, ai vijon të jetë edhe këtë javë pjesë e “Top 20” futbollistëve, që kanë shkëlqyer në kampionatin italian në fundjavë.

Kjo duhet të vërë në vështirësi trajnerin Panucci, për të zgjedhur titullarin për ndeshjen ndaj Skocisë, por njëkohësisht duhet t`a lumturojë atë pasi ka dy portier në superformë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat