Jepet ndëshkimi për Higuainin

Futboll

Jepet ndëshkimi për Higuainin

Më: 13 nëntor 2018 Në ora: 16:24
Jepet ndëshkimi për Higuainin

Dy ndeshje pezullim. Kjo është masa ndëshkimore ndaj Gonzalo Higuainit, i ndëshkuar me karton të kuq për protesta ndaj gjyqtarit në takimin Milan-Juventus 0:2.

Në argumentimin e Gjykatësit Sportiv, shkruhet se skualifikimi u bë “për protesta ndaj zyrtareve të ndeshjes dhe për sjellje të palejueshme ndaj gjyqtarit, duke iu afruar në mënyrë kërcënuese.”

Sulmuesi argjentinas do të humbasë përballjen direkte me Lazion për zonën Champions, e programuar për t’u zhvilluar në “Olimpico” menjëherë pas përfundimit të pauzës së kampionatit për shkak të ndeshjeve të përfaqësueseve, si dhe ndeshjen pasardhëse më Pamën në “San Siro”.

Përveç Higuainit janë pezulluar me nga një ndeshje Brozovic (Inter), Linetty (Sampdoria) dhe Rincon (Torino). Një javë pezullim edhe për trajnerin e Empolit, Beppe Iachini.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat