Casillas, më i mirë se tre portierët kryesorë të Spanjës

Futboll

Casillas, më i mirë se tre portierët kryesorë të Spanjës

Më: 13 nëntor 2018 Në ora: 16:45
Iker Casillas

Këtë sezon, Iker Casillas ka arritur ta mbajë portën e paprekur në shtatë nga dhjetë ndeshje për Porton, duke i pranuar vetëm pesë gola. Këta numra janë më mbresëlënës se ata të tre portierëve në listën e lojtarëve të Spanjës, David De Gea, Kepa Arrizabalaga dhe Pau Lopez.

Që nga hera e fundit që ka luajtur për Kombëtaren e Spanjës, Iker Casillas nuk ka bërë të ditur se është pensionuar nga Spanja asnjëherë. Mirëpo, ishte vendimi i Julen Lopeteguit për ta mbështetur De Gean dhe kjo bëri që Casillasi të mungonte në këtë skuadër.

Në moshën 37-vjeçare, Casillasi është në formë të mrekullueshme për Porton. Shumë tifozë kanë sugjeruar që ai të kthehet përsëri për Spanjën, megjithatë trajneri i ri, Luis Enrique, ende nuk e ka ftuar atë.

Përkundër që është lënë përsëri jashtë skuadrës së Spanjës, Casillas ka arritur të mbajë një rekord më të mirë se tre portierët e zgjedhur për ndeshjes kundër Kroacisë dhe Bosnjës, gjatë ndeshjeve të këtij seozni.

Liga portugeze nuk është në nivelin e Premierligës apo La Ligës, megjithatë Casillasi ka arritur të performojë shumë mirë edhe në ndeshjet e Ligës së Kampionëve, përderisa numri 1 i Spanjës, De Gea, i ka pranuar deri më tani 21 gola.

Kepa i Chelseat është i vetmi që i afrohet më shumë ish-portieri të Real Madridit, pasi që e ka mbajtur portën e paprekur në gjashtë ndeshje dhe i ka pranuar vetëm tetë gola. Ndërsa, Pau Lopezi i ka pranuar 13 gola me Real Betisin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat