‘Tronditet’ United, Sanchez kërkon kalimin te kjo skuadër - Bota Sot
‘Tronditet’ United, Sanchez kërkon kalimin te kjo skuadër

Futboll

‘Tronditet’ United, Sanchez kërkon kalimin te kjo skuadër

Më: 13 nëntor 2018 Në ora: 18:19
Alexis Sanchez

Alexis Sanchez është i gatshëm të largohet nga Manchester United në afatin kalimtar të janarit, për t’u rikthyer në La Liga.

Aventura e Alexis Sanchez te Manchester United mund të zgjasë vetëm 12 muaj.

El Chiringuito raporton se sulmuesi kilian i është vetë ofruar skuadrës së Real Madridit, për t’iu bashkuar gjatë afatit kalimtar të janarit.

Sanchez te Manchester United është larg formës së tij të dikurshme, dhe po vlerëson të gjitha mundësitë për t’u larguar sa më parë, duke mos mundur të përshtatet nën urdhrat e Jose Mourinhos.

Për t’u vlerësuar dëshira e Sanchez, Real Madrid do të presë deri në emërimin përfundimtar të trajnerit të ri, që do të zëvendësojë të shkarkuarin Julen Lopetegui.

31 vjeçari që në karrierën e tij ka veshur edhe fanellën e Udineses, Barcelonës dhe Arsenalit, këtë sezon në Premierligë ka shënuar vetëm një gol, duke regjistruar edhe dy asistime.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
test