Shaqiri flet për herë të parë për mungesën e tij në ndeshjen Zvezda – Liverpool - Bota Sot
Shaqiri flet për herë të parë për mungesën e tij në ndeshjen Zvezda – Liverpool

Futboll

Shaqiri flet për herë të parë për mungesën e tij në ndeshjen Zvezda – Liverpool

Më: 13 nëntor 2018 Në ora: 21:14
Xherdan Shaqiri

Xherdan Shaqiri ka folur për herë të parë për lënien në shtëpi nga trajneri Jurgen Klopp për ndeshjen e Ligës së Kampionëve mes Crvena Zvezdës dhe Liverpool.

Jurgen Klopp kishte befasuar të gjithë me vendimin për të lënë në shtëpi Shaqirin, i cili është lojtari i momentit te Liverpool, gjë të cilën e dëshmoi edhe në ndeshjen e fundit në Anfield kundër Fulhamit.

Prejardhja e tij shqiptare dhe fyerjet që do i drejtoheshin atij nga tifozët serbë, kanë shtyrë Kloppin që të heq dorë nga Shaqiri për këtë ndeshje.

Këtë vendim e ka pranuar edhe Shaqiri, që ka folur për herë të parë rreth kësaj çështje.

“Atje ishte një atmosferë e nxehtë dhe ka qenë më mirë të qëndroj në shtëpi dhe të koncentrohem vetëm te futbolli”, ka deklaruar Shaqiri.

“Isha i gatshëm, qëndrova këtu dhe u stërvita me disa lojtarë të tjerë, por kjo nuk ndryshon shumë. Doja të jepja një përformancë të mirë, por ishte një gjë e mirë”.

Ai në fund ka shtuar se duhet respektuar vendimet e trajnerit.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
test