UEFA deklarohet për pretendimet e “Football Leaks” në lidhje me mashtrimet e Manchester Cityt dhe PSG-së

Futboll

UEFA deklarohet për pretendimet e “Football Leaks” në lidhje me mashtrimet e Manchester Cityt dhe PSG-së

Më: 14 nëntor 2018 Në ora: 07:06
Foto ilustrim

“Football Leaks” që njihet posedim të dokumenteve sekrete të klubeve dhe hedhjen e tyre në publik, ndërsa kishte pretenduar në një skandal të madh se si dy klubet e mëdha evropiane, Manchester City dhe Paris Saint Germain, i kanë ikur ‘Financial Fair Play’.

Sipas informacioneve të publikuara, struktura të larta të UEFA-s i kanë “mbyllur sytë” ndaj rasteve të shkeljeve të konstatuara nga këto dy klube.

Tani Paris Saint Germain edhe Manchester City, duhet të shqetësohen, pasi UEFA është shprehur e gatshme që t’i hap dosjet.

“Nëse ka pretendime se klube të caktuara janë favorizuar gjatë shqyrtimit të respektimit të ‘Financial Fair Play’, atëherë ne jemi gati të rihapim edhe njëherë dosjet e tyre, për t’i analizuar nga e para”, thuhet në deklaratën e UEFA-s.

Të dy klubet njihen për transferimin e lojtarëve të njohur me shuma marramendëse.

Ata kanë ndryshuar rrjedhën e tregut, sidomos PSG që në gjirin e saj ka dy lojtarët më të shtrenjtë në botë, Neymar dhe Kylian Mbappe.

“Football Leaks” po ashtu kishte hedhur edhe lajmin për Superligën e Evropës, që sipas tyre do të fillojë nga viti 2021 dhe do të ketë 16 klube elitare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat