Mbappe mendon PSG-ja nuk është gati për Ligën e Kampionëve

Futboll

Mbappe mendon PSG-ja nuk është gati për Ligën e Kampionëve

Më: 14 nëntor 2018 Në ora: 09:46
Kylian Mbappe

Ylli i Paris Saint-Germainit, Kylian Mbappe, beson se klubi  po shkon në drejtimin e duhur, megjithëse e pranon se ende nuk janë në nivel për t’i sfiduar skuadrat tjera në Ligën e Kampionëve.

Parisi nuk i ka punët mirë në Champions. Pas katër ndeshjeve, atë gjenden në pozitën e tretë me 5 pikë në Grupin C, një më pak se Liverpooli dhe Npaoli, që mbajnë pozitat 2 dhe 1 me pikë të barabarta.

“Klubi nuk ka reshtur së rrituri që kur erdhën pronarë të rinj dhe ne lojtarët duhet të rritemi së bashku me klubin para se të mendojmë se mund ta fitojmë Champions Leaguen, ai është hapi i fundit para realizimit”, tha ai për ESPN, duke dhënë sinjale se PSG-ja duhet të punojë ende për ta fituar një ditë këtë trofe.

“Klubi është i përkushtuar dhe nëse të gjithë lojtarët e kryejnë punën e tyre, trofeu do të vijë një ditë në mënyrë natyrale”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat