Mourinho apo Guardiola? Ja kë zgjedh Maradona

Futboll

Mourinho apo Guardiola? Ja kë zgjedh Maradona

Më: 14 nëntor 2018 Në ora: 12:58
Mourinho apo Guardiola

Legjenda e futbollit argjentinas ka treguar se cili është trajneri më i mirë sipas tij.

Diego Armando Maradona po shijon aventurën e tij në Meksikë, teksa drejton ekipin që luan në kategorinë e dytë Dorados de Sinaloa.

Pasi siguroi fazën play off për një ngjitje të mundshme në elitën e futbollit meksikan, argjentinasi ka folur për tema tjera.

Në një intervistë për gazetën Marca, Maradona ka folur në lidhje me rivalitetin e trajnerëve Guardiola-Mourinho, si dhe ka zbuluar trajnerin, nga i cili kërkon të mësojë.

Sipas tij, Jose Mourinho është më i mirë se Pep dhe sipas tij portugezi është trajneri më i mirë në botë.

“Për mua Mourinho është më i miri”, ka thënë Maradona.

“Guardiola ka shfrytëzuar mundësinë që i ka dhënë Johan Cruyff për të drejtuar Barcelonën”.

“E kam thënë edhe më herët që tiki-taka nuk është zbuluar nga Guardiola. Ky stil i lojës fillimisht është përdorur nga Cruyff”.

“Momentalisht Pep ka mundësi të zgjedh cilindo futbollist për ta pasur në skuadër. Në këtë mënyrë tiki-taka është shumë më e lehtë”.

“Unë si trajner duhet të mësoj shumë gjëra dhe për këtë arsye do të shkoj të bisedoj me Mourinhon dhe do ta pyes për gjithçka”.

“Padyshim se ai është më i miri në botë”, ka përfunduar El Pibe d’Oro.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat