Veseli: Vendos Panucci për gjithçka!

Futboll

Veseli: Vendos Panucci për gjithçka!

Më: 14 nëntor 2018 Në ora: 14:24
Veseli: Vendos Panucci për gjithçka!

Ekipi i Shqipërisë ka vijuar “traditën” e krijuar tashmë për daljen para mediave të dy lojtarëve para takimeve. Myrto Uzuni dhe Frederic Veseli ishin dy lojtarët e përzgjedhur për të folur para ndeshjes me Skocinë. I pari që u përgjigj pyetje të gazetarëve ishte Veseli. Mbrojtësi ka kaluar një sezon me ulje-ngritje në Seria A, pasi nuk po merr minuta me Empolin. Ai ka patur dhe mungesë fati, pasi ka qenë i dëmtuar.

Dëmtimi – “Jam kthyer nga dëmtimi para 2 javësh dhe mendoj se jam gati për kombëtaren. Mendoj se mund të jap maksimumin, nëse më përdor trajnerin”.

Kritikat e Panuccit – “I kemi marrë disa gola që mund t’i evitonim. Kemi disa gjëra pozitive dhe disa negative. Duhet t’i përmirësojmë gabimet dhe shpresoj të gjejmë rrugën e sukseseve”.

Krahu i djathtë – “Kam luajtur djathtas shumë herë. Nëse më përdor trajneri aty do të jap maksimumin. Varet nga trajneri, unë do mundohem të jap maksimumin”.

Mbrojtja – “Besoj se individualisht jemi në moment të mirë dhe në mbrojtje dhe përpara. Grezda ka shënuar, Xhimshiti po, Mavraj dhe Binaku po luajnë. Shpresoj që ky moment pozitiv nga secili prej nesh na shtyn përpara dhe shpresoj të marrim një rezultat pozitiv”.

Tifozët – “Ne si skuadër kemi entuziazëm, pasi dhe jashtë futbollit jemi shumë shokë. Kur grumbullohemi gëzohemi të gjithë. Ana profesionale është më e rëndësishme, pasi meritojmë më shumë se vendi i tretë. Shpresojmë të marrim maksimumin për të pasur një ecuri të mirë në kualifikuese. Jemi të gjithë me shumë dëshirë për të shkuar në Europian. Duhet të ndihmojmë njëri-tjetrin. Shpirti i grupit na mban bashkë dhe na bën të ecim përpara”.

Skocia – “Nuk besoj se do të ndryshojmë gjithçka. Ne duhet të marrim parasysh dhe lojën tonë, normal duhet me studiu dhe lojën e kundërshtarit. Ne duhet të ndjekim strategjinë e trajnerit. Ne mundohemi të punojmë shumë dhe të jemi serioz”.

Presion – “Ne nuk kemi presion për të rënë një vazo mëposhtë. Ne kemi mentalitet për të arritur vendin e dytë dhe e synojmë atë. Besojmë se duhet të mbajmë këtë drejtim”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat