Lamtumirë United, Young në Serie A

Futboll

Lamtumirë United, Young në Serie A

Më: 14 nëntor 2018 Në ora: 20:27
Ashley Youn

Ashley Young mund të jetë lojtari i radhës që mund t’i shtohet listës së largimeve nga Manchester United në afatin kalimtar të janarit.

Afati kalimtar i janarit mund të sjellë ndryshime të mëdha te Manchester United, që po dështon të arrijë synimet e vendosura në fillim të sezonit.

Për të evituar dështimin e këtij sezoni, ‘Djajtë e Kuq’ mund të ndërhyjnë në treg për të sjellë disa lojtarë, ndërsa nuk përjashtohen edhe disa largime.

Njëri prej tyre mund të jetë edhe Ashley Young.

33 vjeçari mund të përfundojë në Serie A, ku po kërkohet nga Roma.

Young është në përfundim të kontratës së tij me Manchester United, dhe në janar mund të lihet i lirë për t’u larguar

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat