“Monstra” e Mbappe: zgjedh këmbët, klasin dhe mentalitetin e këtyre lojtarëve

Futboll

“Monstra” e Mbappe: zgjedh këmbët, klasin dhe mentalitetin e këtyre lojtarëve

Më: 14 nëntor 2018 Në ora: 21:57
Mbappe

Për Mbappe nuk ekziston një futbollit që është “më i mirë”. Për t’iu përgjigjur kësaj pyetje që nuk i ka shpëtuar asnjë lojtar, 19-vjeçari ka bërë një miks të karakteristikave të disa prej futbollistëve që sot vlerësohen si më të mirët në botë. Rezultati? Një “monstër”, që nëse do të ekzistonte, askush dhe asgjë nuk do e ndalte në fushën e blertë.

Futbollisti ideal i Mbappe, duket të kishte këmbën e djathë si Neymar. Ai nuk largohet shumë, duke zgjedhur shokun e tij të skuadrës. Pasime shumë të precize, goditje të sakta, deçiziv në goditje dënimi. Një zgjedhje shumë e zgjuar.

Këmba e majtë? Askush nuk ka dyshime; Lionel Messi. Pas Maradonës, asnjë e majtë nuk ka pasur rëndësi në historinë e futbollit botëror të barabartë me atë të Leo Messit.

Mentaliteti? Të gjithë e kanë në mendje mentalitetin fitues të Cristiano Ronaldo dhe ishte e vështirë që të gjente një model më të mirë se portugezi. Çdokush që ka punuar me 33-vjeçarin nuk bën gjë tjetër veçse thekson dëshirën e tij për të fituar gjithçka.

Dhe për të përmbyllur këtë “krijesë jashtëtokësore”, Mbappe kthehet sërish në Paris, sepse ekziston dikush që për disa muaj ka mahnitur kampionin e botës.  Gigi Buffon tani është një koleg, një mik dhe një … kampion bote, por sigurisht për një djalë 19-vjeç është gjithashtu një model i përsosur. Nga SuperGigi, francezi do të donte klasin. Ai është futbollisti që pavarësisht viteve që ka mbi supe, vijon të mbetet në elitën e futbollit botëror.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat