Isco mund të jetë emri tjetër i madh që mund të largohet nga Real Madrid për t’u transferuar në Serie A.
Pas Cristiano Ronaldos, Real Madrid rrezikon të humbas një tjetër emër të madh në verën e ardhshme.
‘Don Balon’ raporton se mesfushori spanjoll po konsideron largimin nga ‘Santiago Bernabeu’, me Milanin që po kërkon shërbimet e tij.
Edhe pse Isco ëndërron Premierligën, insistimi i Milanit për t’i siguruar shërbimet e tij mund t’ia ndryshojë mendjen.
Largimi i tij nga Reali duket lehtë i realizueshëm, kur dihet se Isco nuk është më lojtari i pëlqyer te ‘Los Blancos’ pas ardhjes në krye të trajnerit Santiago Solari.