”Ia ofrova Mbappen gjigantit të La Ligas, por më refuzuan kategorikisht”

Futboll

”Ia ofrova Mbappen gjigantit të La Ligas, por më refuzuan kategorikisht”

Më: 15 nëntor 2018 Në ora: 08:07
Josep Maria Minguella

Josep Maria Minguella, ish-agjent i futbollit që punon për Barcelonën, ka pohuar se Barça e ka refuzuar shansin ta transferojë Kylian Mbappen në verë.

”Më 5 gusht, unë ia ofrova Mbappen Barcelonës. Ata nuk u përgjigjën dhe tani unë besoj se ky është një gabim që do t’ju kushtoj atyre për 10 vitet e ardhshme”, tha Minguella.

Ish-agjenti gjithashtu ka thënë se sulmuesi francez do ta pranonte mundësinë të luante te gjiganti francez,

”Babai i tij më tregoi se Kylian do të donte të luante përkrah Messit”, shtoi ai.

Mbappe, i cili tani është njëri prej lojtarëve më të mirë në botë, nuk ishte zgjedhur nga Barça, klub i cili zgjodhi Dembelen para tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat