Pulisiq preferon Premier Ligën, Chelsea vihet pas tij

Futboll

Pulisiq preferon Premier Ligën, Chelsea vihet pas tij

Më: 15 nëntor 2018 Në ora: 13:34
Christian Pulisiq

Futbollisti amerikan pëlqehet nga trajneri Maurizio Sarri.

Deklarata e fundit e talentit të Borussia Dortmund, Christian Pulisiq, se do t’i pëlqente të luante në Premier Ligë, ka ngjallur interesimin e disa klubeve angleze.

E para që është hedhur menjëherë në sulm, është skuadra e Chelseat, të cilët janë të gatshëm ta transferojnë amerikanin në Stamford Bridge.

Edhe gjatë verës që lamë pas Chelsea kishte shprehur interes për 20-vjeçarin, por Dortmundi nuk ka dashur të dëgjojë asnjë ofertë për të.

Përveç klubeve angleze, Pulisiq ndiqet me shumë interes edhe nga Real Madridi, por preferenca e tij për të luajtur në Angli duket se për momentin i favorizon skuadrat e Premier Ligës. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat