Simeone pranon të vazhdojë kontratën me Atleticon

Futboll

Simeone pranon të vazhdojë kontratën me Atleticon

Më: 15 nëntor 2018 Në ora: 13:43
Diego Simeone

Trajneri argjentinas do të bëhet njeriu më i paguar në klub.

Diego Simeone ka vendosur të vazhdojë kontratën me Atletico Madridin, teksa marrëveshja aktuale e tij me klubin skadon në vitin 2020.

Gazeta Marca shkruan se bisedimet që kanë nisur verën e kaluar shumë shpejt do të mbyllen me nënshkrimin e kontratës së re, që do ta bëjë trajnerin pjesëtarin më të paguar të klubit.

Madje Simeone do të përfitojë edhe më shumë se Antoine Griezmann, që e rinovoi kontratën e tij gjatë Botërorit “Rusia 2018” me një page rreth 20 milionë euro në vit.

Ky ndoshta është ndër rastet më të rralla, për të mos thënë i vetmi, që trajneri vlerësohet sa i përket pagës edhe më shumë se lojtari kryesor i skuadrës.

Në kontratën e Simeones është shtuat një klauzolë, sipas së cilës, trajneri mund të largohet nëse klubi nuk e respekton marrëveshjen në tërësinë e saj. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat