Kosova udhëtoi për në Maltë - Bota Sot
Kosova udhëtoi për në Maltë

Futboll

Kosova udhëtoi për në Maltë

Më: 15 nëntor 2018 Në ora: 14:02
Kosova udhëtoi për në Maltë

Ekspedita e Kombëtares së Kosovës e kryesuar nga presidenti Agim Ademi, anëtarët e KE-së dhe sekretari i përgjithshëm, Eroll Salihu, sot, ka udhëtuar drejt La Valetas, ku të shtunën, do ta zhvillojë ndeshjen e radhës në kuadër të Grupit 3 të Ligës D në Ligën e Kombeve.

Para këtij udhëtimi “Dardanët” zhvilluan tri seanca stërvitore në stadiumin “Fadil Vokrri”, ku përzgjedhësi Bernard Challandes punoi në shumë aspekte të lojës, me qëllim që të evitohen gabimet e shfaqura në ndeshjen e fundit si mysafirë kundër Ishujve Faroe.

Para ndeshjes me Maltën ekipi ynë do t’i zhvillojë edhe dy seanca stërvitore në La Valeta për ta përgatitur ndeshjen sa më mirë. Atmosfera në ekipin kombëtar është shumë e mirë dhe të gjithë lojtarët janë optimistë se nga Malta do të kthehen me rezultat pozitiv, i cili do t’ia hapte rrugën për ta siguruar pozitën e parë në Grupin 3.

Lista

Portierë: Samir Ujkani (Rizespor), Arijanet Muriç (Manchester City), Visar Bekaj (Prishtina), mbrojtës: Amir Rrahmani (Dinamo Z.), Fidan Aliti (Skënderbeu), Mërgim Vojvoda (Mouscron), Leart Paçarada (Sandhausen), Benjamin Kololli (Zurich), Mirlind Kryeziu (Zurich), Arbenit Xhemajli (Xamax), mesfushorë-sulmues: Hekuran Kryeziu (Zurich), Herolind Shala (IK Start), Idriz Voca (Luzern), Besar Halimi (Brondby), Valon Berisha (Lazio), Arbër Zeneli (Heerenveen), Milot Rashica (Werder), Edon Zhegrova (Genk), Lirim Kastrati (Lokomotiva Z), Shkëlqim Demhasaj (Luzerni), Donis Avdijaj (Willem II), Vedat Muriqi (Rizespor) dhe Atdhe Nuhiu (Sheffield Wed).

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...