VAR në Premier League duke filluar nga sezoni i ardhshëm

Futboll

VAR në Premier League duke filluar nga sezoni i ardhshëm

Më: 15 nëntor 2018 Në ora: 15:54
VAR në Premier League duke filluar nga sezoni i ardhshëm

Video Assistant Refree (VAR) do të përdohen në Premier League duke filluar nga sezoni i ardhshëm.

Konfirmimi zyrtar erdhi pasi klubet kanë rënë dakord në princip për këtë hap të rëndësishëm.

Në takimin e pjesëtarëve të Premier League, klubet kanë marrë një përditësim të provave të VAR që janë zhvilluar gjatë muajve të fundit.

Tani Premier League do t’i bëjë një kërkesë formale Bordit Ndërkombëtar të Shoqatës së Futbollit dhe FIFA-s për përdorimin e VAR sezonin e ardhshëm.

VAR ka kohë që përflitet në kampionatin anglez dhe thuajse të gjithë analistët apo trajnerët janë dakord se loja do të përmirësohej.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat