Bayerni vendos

Futboll

Bayerni vendos

Më: 15 nëntor 2018 Në ora: 16:47
James

Duket se Bayern Munih kanë ndryshuar planet e tyre në lidhje me James Rodriguez, nuk dëshiron ta blejë kolumbianin.

Siç njoftoi, Uli Hoeness, presidenti i klubit, verën e ardhshme mund të ketë ndryshime, por James nuk bën pjesë në ato plane.

E përditshmja gjermane “Kicker”, raporton se rinovimi i lojtarëve që ka në skuadër Bayerni arrin deri në 200 milionë euro dhe për këtë nuk do të ushtrojnë të drejtën e blerjes së James, për të cilin duhet dhënë 42 milionë euro.

Kështu, me shumë mundësi, James do të kthehet në Madrid, aty ku luajti për tri sezone dhe shënoi 36 gola në 110 paraqitje.

Përveç Jamesit, raportohet se Bayerni do të heqë dorë edhe nga Rafinha, Robben dhe Ribéry, që të gjithëve iu skadon kontrata në verën e vitit 2019.

Në vend të këtyre katër lojtarëve, sipas “Kicker”, Munich ka shënjestruar; Benjamin Pavard (VfB Stuttgart), Kevin Vogt (Hoffenheim), Kai Havertz (Leverkusen), Ante Rebic dhe Luka Jovic (dytë Eintracht Frankfurt).

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat