Graniti i habit të gjithë

Futboll

Graniti i habit të gjithë

Më: 15 nëntor 2018 Në ora: 17:45
Graniti i habit të gjithë

Granit Xhaka konsiderohet më i talentuar se Taulanti. Karriera e tij e tregon më së miri, pasi nga kombëtarja e Zvicrës e deri te Arsenali, i vogli i familjes Xhaka ka fituar vëmendjen e të gjithëve. Taulanti ka mbetur në vend, pasi vazhdon e luan për Baselin. Në një intervistë interesante, Graniti ka zbuluar se nuk e kishte menduar kurrë se do të arrinte kaq lart, madje mendon se Taulanti është më i talentuar se ai.

“Taulanti është më i talentuar se unë. Karakteristika ime kryesore është se jam punëtor i madh. Nëse duhet bërë diçka nuk e lë për nesër, por e bëj sot dhe nesër. Unë jam pranuar në Basel falë vëllait dhe babit tim. Ata donin që të merrnin vetëm atë, por babai u tha: ‘O të dy, o asnjërin’. Ata u detyruan të më merrnin dhe mua.

“Duke qenë se isha gjithmonë ai që konsiderohesha me më pak talent, nuk e mendoja asnjëherë se do të bëhesha profesionist. Një ëndërr e kthyer në realitet. Gjë e mirë që ia dolëm të dy”. Graniti tregon dhe një moment që i ka ndryshuar jetën, bëhet fjalë për dëmtimin e tij në gju. “Në moshën 15 vjeçare kam këputur ligamentin. Ai ishte një moment që më forcoi shumë dhe ndikoi në mentalitetin dhe psikologjinë time”.

Graniti zbulon se do të kthehet te Baseli një ditë dhe se e ka një shembull për këtë. “Sa herë kam dy ditë pushime, shkoj në Basel. Takoj familjen time dhe kur luan Baseli shkoj në stadium për të mbështetur Taulantin. Do të rikthehem një ditë, natyrisht nuk e mendoj këtë gjë në moshën 28-vjeçare, por mendoj kur të jem 30 vjeç si Alex Frei. Të fitoj dhe ndonjë titull. Një ëndërr e madhe kur kthehesh dhe natyrisht që pritshmëritë janë më të larta”, – tha Granit Xhaka.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat