Bakayoko: I kuptoj fishkëllimat

Futboll

Bakayoko: I kuptoj fishkëllimat

Më: 15 nëntor 2018 Në ora: 18:18
Tiémoué Bakayoko

Mesfushori i Milanit, Tiémoué Bakayoko ka konfirmuar që është fishkëllyar nga tifozët por ka thënë se “atmosfera e tillë nuk i pëlqen”, por ai e “kupton atë’

Francezi ju bashkua kuqezinjve si i huazuar nga Chelsea në verë, por është duke vuajtur për ta fituar zemrën e tifozëve në San Siro.

“Fishkëllimat nuk me kënaqin, por i kuptoj”, ka thënë Bakayoko në një intervistë me Sky.

“Shpresoj që do të më duartrokasin më vonë. Kam bërë disa gjëra të mira, por ne jemi vetëm në fillim. Shpresoj të jem më deciziv dhe ta bëj Milanin si njërën nga katër skuadrat më të mira në Serie A”.

“Ndihem më mirë në formacionin 4-4-2, por mirë jam edhe me formacionin 4-3-3 siç ishte në ndeshjen e fundit, kundër Juventusit”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat