Asensio dëshiron të ndihet më i rëndësishëm te Reali - Bota Sot
Asensio dëshiron të ndihet më i rëndësishëm te Reali

Futboll

Asensio dëshiron të ndihet më i rëndësishëm te Reali

Më: 16 nëntor 2018 Në ora: 07:08
Marco Asensio

Marco Asensio thotë se ai ka nevojë që të ndihet i rëndësishëm te Real Madridi.

Sulmuesi i Spanjës, Marco Asensio këtë sezon ka treguar shpesh talentin e tij, por ai ka qenë më shumë lojtar rezervist.

Një demolim me rezultat 5-1 në El Clasico bëri që Lopetegui të largohej, kurse tash Asensio ka ngritur zërin duke thënë se dëshiron të ndihet më i rëndësishëm.

“Nuk mendoj se pritet nga unë të bart mbi supe ekipin. Ka lojatrë që janë më me përvojë, kanë më shumë vite loje dhe status më të konsoliduar që duhet të udhëheqin ekipin”.

“Unë jam ende i ri, ka ende lojtarë që duhet të jenë liderë”.

“Unë dua të jap kontribut më të madh, të ndihem më i rëndësishem dhe të kem besimin që të marrë përgjegjësinë në raste të caktuara”, u shpreh Julen Lopetegui.

Asensio po ashtu beson se shumë po pritet prej tij sa herë që hyn në fushë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
test