Trajneri i Spanjës është ndarë i zhgënjyer me rezultatin e ndeshjes së djeshme.
Spanja u mund 3-2 nga Kroacia në fund dhe tashmë rrezikon vendin e parë në grup në kuadër të Ligës së Kampionëve. Shpresa e vetme për ish-kampionët e botës është ndeshja mes Anglisë dhe Kroacisë. Një barazim në këtë përballje bën që skuadra e Enriques ta mbyllë e para.
Trajneri spanjoll, pas ndeshjes me Kroacinë, në lidhje me vendin e parë në grup ka deklaruar: “Ishte një grup shumë i vështirë dhe gjithmonë do të kishte shanse deri në fund. Ne ende e kemi një shans”.
Më pas ai analizoi lojën dhe theksoi se Spanja nuk e meritoi të humbiste.
“Ishte një pjesë e dytë e madhe nga të dyja ekipet. Ne ishim më mirë në pjesën e parë dhe merituam më shumë. Në asnjë lloj rrethane nuk e meritonim të humbnim. Me të vërtetë më pëlqeu ekipi në pjesën e dytë, e kthyem ndeshjen dy herë”, theksoi Enrique.
“Ata ishin me fat në minutën e fundit, kur ata të dëshpëruar u hodhën në sulm për gjithçka. Ne bëmë mjaftueshëm në pjesën e dytë për ta fituar ndeshjen, por ta ana kapën ne në kundërsulm. Jam i kënaqur me lojën e zhvilluar. Ka gjëra për t’u përmirësuar, por mendoj se nuk e meritonim të humbnim”, përfundoi ai.