Asensio kërkon transferimin te Juventus

Futboll

Asensio kërkon transferimin te Juventus

Më: 16 nëntor 2018 Në ora: 13:26
Marco Asensio

Futbollisti spanjoll nuk është i lumtur me minutat që po ka në dispozicion te Reali.

Marco Asensio do të largohet nga Real Madridi dhe dëshiron të transferohet te Juventusi. 

Kështu shkruan sot gazeta e afërt me klubin torinez Tuttosport, sipas së cilës spanjolli do të ndjekë rrugën e Cristiano Ronaldos. 

Bardhezinjtë kërkojnë të përforcohen edhe më shumë për të luftuar në të gjitha frontet, por objektivi kryesor është Liga e Kampionëve.

Megjithatë, operacioni për transferimin e tij nuk duket i thjeshtë, pasi klauzola e largimi të tij është marramendëse, plot 500 milionë euro. 

Në javët në vazhdim pritet një takim mes palëve për të diskutuar mundësinë që ky transferim të realizohet. 

Që nga ardhja e Santiago Solarit, Asensio ka pasur shumë pak hapësira në skuadrën e Realit dhe kjo e bënë atë të mendojë largimin nga Bernabeu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat