Lovren provokon spanjollët: Jeni frikacakë

Futboll

Lovren provokon spanjollët: Jeni frikacakë

Më: 16 nëntor 2018 Në ora: 13:35
Dejan Lovren

Mbrojtësi kroat nuk ka kontrolluar veten pas fitores së mbrëmshme.

Dejan Lovren duket se ka inate personale me Sergio Ramosin.

Pas fitores me Spanjën 3-2, ai përmes Instagramit, ka shpërthyer ndaj kapitenit të “La Rojas” si dhe gjithë futbollistëve spanjollë.

“E qëllova mirë me bërryl. A-ha 3-2. Vazhdo dhe fol tani, shoku ( i referohet Ramosit).

“Ata janë një tufë frikacakësh. Tani mposhtim dhe Anglinë dhe largohemi si bosa”, ka thënë ai.

Lovren njihet si një futbollist kontrovers.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat