Juventusi bën gati 50 milionë euro

Futboll

Juventusi bën gati 50 milionë euro

Më: 16 nëntor 2018 Në ora: 14:17
Juventusi bën gati 50 milionë euro

Juventusi ka gati një thesar që do ta investojë për të përforcuar një nga krahët e mbrojtjes. Sipas “Tuttosport”, klubi torinez do të paguajë 50 milionë euro për të siguruar Marcelo-n nga Real Madrid. 30-vjeçari brazilian pëlqehet shumë nga drejtuesit bardhezinj, por edhe nga trajneri Allegri. Paratici dhe Nedved janë gati të përfshijë në operacion mbrojtësin Alex Sandro. Ylli i Realit do të bashkohej me Cristiano Ronaldon te bardhezinjtë, duke riformuar dyshen që ka bërë të ëndërrojnë tifozët e Real Madrid për vite me radhë. Shpresa e bardhezinjve është që bashkëpunimi i frytshëm të vazhdojë edhe në Torino, veçanërisht në Champions League.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat