Tymosi një puro para ndeshjes - Bota Sot
Tymosi një puro para ndeshjes

Futboll

Tymosi një puro para ndeshjes

Më: 16 nëntor 2018 Në ora: 16:33
Tymosi një puro para ndeshjes

Trajneri shqiptar, i Dritës së Gjilanit, Shpëtim Duro, u bë objekt i Kosimisionit të Disiplinës pranë Federatës Kosovarë të Futbollit, për shkak se në ndeshjen ndaj Llapit, tymosi një puro, gjatë kohës që lojtarët po kryenin nxehmjen. Komisioni i Disiplinës qortoi trajnerin shqiptar, se në rast përsëritje të veprimit, do të ndëshkohej rëndë.

SHPETIM  DURO; kryetrajner në klubin e futbollit “DRITA” nga Gjilani me numër të ID kartelës; 01316M59 në procedurë të hapur disiplinore nga ana e komisionit, për  mos respektim  të kodit  të sjelljes (tymosje e cigares para fillimit  të  takimit gjatë  nxehjes së lojtarëve) në ndeshjen e javës së ; XV-të të IPKO-SUPERLIGES së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve ; LLAPI – DRITA e zhvilluar më datë  10.11.2018 në stadiumin “Zahir Pajaziti“ në Podujevë ( raportet e zyrtarëve nga ndeshja e zhvilluar në Podujevë si dhe deklarata plotësuese e kryetrajneri  në procedure z. Shpëtim Duro)

DENOHET Me shqiptimin e masës disiplinore  të  QORTIMIT  në  bazë  të Rregullores  disiplinore  neni  40  paragrafi 1  pika 2.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test