Guardiola i të varfërve - Bota Sot
Guardiola i të varfërve

Futboll

Guardiola i të varfërve

Më: 16 nëntor 2018 Në ora: 17:05
Guardiola i të varfërve

Quique Setien është i prerë, nuk është aspak dakord me idenë që mbizotëron sidomos në Premier Ligë se nuk mund të luash futboll të bukur me një ekip të vogël e pa yje. Ideja se Pep Guardiola do të vuante të aplikonte stilin e tij në skuadra që nuk kanë yjet më të mëdhenj në planet i duket “absolutisht false” trajnerit të Betisit, i cili ka dhënë një intervistë të gjatë The Independent në Angli.

“Nuk është e vërtetë, është falsitet. Askush nuk mund ta thotë që nuk luan dot në një mënyrë të caktuar”.

Nëse e thotë Setien, duhet të jetë e vërtetë, sepse ai dhe skuadra e tij janë prova e gjallë e deklaratës së tij. Betisi fitoi 4-3 në Camp Nou, në një ndeshje të jashtëzakonshme, që konfirmoi edhe një herë se Setien është një ndër trajnerët më të mirë në qarkullim dhe jo më kot konsiderohet bast i sigurt që do jetë ai trajneri i ardhshëm i Barcelonës.

Në Spanjë ekziston një thënie: “Duhet ta shohësh gjithnjë, gjithnjë Betisin”. Do jetë gjithnjë një spektakël i ri, me Betisin që është ndoshta skuadra më e bukur për t’u parë në gjithë kontinentin dhe nuk duhet humbur shansi për ta admiruar.

Kjo është arsyeja pse Setien është krenar, pse është në këtë biznes: “Njerëzit e kanë thënë edhe kur kemi humbur, që do të thotë se u kemi lënë mbresa. Po, kjo është kënaqësia e punës që bëj”.

Është një hap gjigant edhe për Betisin, një klub që në dy dekadat e fundit është parë nga Europa si klubi i dytë i qytetit, aty ku ligjin e bën Sevilla, ndërsa Betisi mbahet mend vetëm për blerjen rekord të brazilianit Denilson në 1997, një blerje tërësisht e dështuar.

Tani jo më, dhe kjo është prova më e qartë e punës progresive dhe vizionit të Setien, ashtu si edhe transformimit impresionues strukturor të një klubi që e ka bërë 60-vjeçarin një ndër trajnerët më të kërkuar.

Ka disa paralelizma të qarta me Maurizio Sarri-n, për shkak të lojës që aplikojnë dhe për faktin se edhe Setien ka shpenzuar vite të tëra në ligat e ulëta në Spanjë, para se të arrinte suksese impresionuese në një periudhë disi të vonshme në karrierën e vet. Vetë Setien nuk vlerëson suksesin, por faktin që si trajner ka qenë gjithnjë i kompletuar, duke ndihmuar lojtarët të përmirësohen dhe duke punuar vetëm në këtë drejtim. Për këtë arsye, ai qëndroi 6 vite te Lugo, duke e ngjitur deri në divizionin e dytë dhe duke zhvlerësuar në një farë mënyre argumentin se për futboll të bukur e sulmues duhen yje.

“Kur shkova te Lugo, gjithë bota më thoshte se nuk mund të luaja futbollin që doja në Segunda B. Thashë se mund ta bënim dhe qëndrova atje 6 vjet. U ngjitëm në Segunda, duke luajtur futbollin që luan Betisi tani. Kam një moto, që nuk do ta ndryshoj kurrë mënyrën time të të parit të gjërave… nuk ka rëndësi nëse një skuadër humbet apo fiton. Ajo që më tërheq në një ndeshje është nëse skuadrat luajnë mirë, nëse shoh futbollistë që duan të mendojnë për shumë më tepër se thjesht rezultati final. Jam romatik, e pëlqej futbollin. Jam spektator, nuk e blej biletën për të parë një skuadër që qëndron në gjysmëfushën e vet, duke pritur për 0-0 ose një kundërsulm vendimtar”.

Po Kupa e Botës në Rusi? “Nuk pata ndonjë interes të madh për të parë Francën, preferoja skuadrën punëtore të Japonisë. Kur isha futbollist, isha i tillë. E doja topin, doja pasime pa fund, ta ndjeja topin në këmbë. Ishte diçka që e kam thënë gjithnjë kur kam luajtur në skuadra që preferonin topin e gjatë. Nëse luan keq dhe humbet, ke mbetur pa asgjë. Nëse humbet por luan mirë, të paktën ke diçka, prej ku mund të ndërtosh të ardhmen”.

Futboll i bukur vetëm me yje në ekip? Setien e sheh krejt ndryshe: “Stili nuk është problemi. Është te të bërit gjërat si duhet, sepse çdo stil mund të pësojë humbje, edhe nëse mbrohesh për 90 minuta. Ajo që duhet të bësh është që lojtarët ta kuptojnë idenë tënde dhe ta zbatojnë si duhet”.

Si mund të arrihet kjo? Si mund të arrihet ajo që Setien ka bërë te Lugo, Las Palmas dhe tani Betis?

Ai e nis çdo punë me një pyetje për pronarët dhe një deklaratë për skuadrën.

“Para se të firmosja për Betisin i pyeta: ‘çfarë doni prej meje?. E keni parë si luajnë skuadrat e mia, e keni të qartë çfarë doni? A jeni të bindur çfarë duan presidenti, drejtori sportiv dhe zyrtarët e tjerë? Ose jeni dakord, ose jo, sepse është e është që unë nuk o ndryshoj. Nëse jo, merrni trajner tjetër’. Kjo është mënyra si i kuptoj gjërat, si luaj. Skuadrat e mia dalin në sulm duke nisur nga mbrojtja, duke përfshirë portierin, dhe duke krijuar lojë. Të bëhet ç’të bëhet, por së pari duhet ta dini këtë”.

“Nëse nesër punëson Mourinho-n, e di mirë si do luajë, nuk mund t’i kërkosh futboll me pasime pa fund duke nisur nga mbrojtja. Shumë klube ndryshojnë trajner dhe stil loje shumë lehtësisht dhe pastaj nuk krijojnë asgjë për të ardhmen. Kjo ka ndodhur me Betis, Valencia, shumë shpesh. Sa herë vjen trajner i ri, vijnë lojtarë të rinj dhe kur bën diçka të re, duket kohë dhe hapësirë. Kur marr drejtimin e një ekipi, gjithnjë mendoj se mund të qëndroj aty gjithë jetën time, nuk punoj dot ndryshe”.

Po me lojtarët, si i bëhet për t’i bindur për të luajtur në një mënyrë të caktuar? “Së pari, u them që do të zbaviten shumë më tepër se në të shkuarën. E kam thënë shpesh. Kur ishim fëmijë, zbaviteshim mbi të gjitha kur preknim topin dhe luanim me të, pak rëndësi ka sa i mirë ishe, apo sa dilte ndeshja”.

Las Palmas, aty ku Setien mahniti drejtuesit e Betisit

“Kur u tregon lojtarëve idetë e tua dhe u shpjegon që duhet të mbajnë topin 70 minuta nga 90 që ka ndeshja, fytyrat e tyre ndryshojnë, sidomos lojtarët teknikë, sepse menjëherë janë të gatshëm ta përqafojnë idenë time. U them gjithnjë lojtarëve të mi se fitorja duhet të jetë pasoja e të bërit mirë të gjërave. OK, ndonjëherë humbet, por rëndësi ka që lojtarët ta kuptojnë idenë tënde, ta kuptojnë që ajo që bëjmë do t’i japë skuadrës shumë më tepër sesa do t’i marrë. E nis që nga portierët, u them që të bëjnë ato që u kërkoj, pa pasur frikë se do gabojnë, sepse nëse ndodh faji do jetë vetëm i imi që u kërkoj të luajnë ashtu”.

dhe të luajë ku të dojë. Ai është Messi. Kur ke një futbollist të tillë, që mund të bëjë  gjithçka i vetëm, nuk ka shumë për të thënë. 10 të tjerët do thonë ‘le ta lëmë të bëjë ç’të dojë, do na përmirësoje dhe do fitojmë më shumë ndeshje’. Por është vetëm një. Çdo lojtar ka rolin e vet, duhet ruajtur struktura. Nëse ke një lojtar që vazhdon të shmanget nga sistemi, duhet ta heqësh, nuk ka rëndësi sa i mirë është. Nëse i fiton ndeshjet i vetëm, në rregull, por nëse nuk ia del, ti je arsyeja pse prishen balancat. Dhe balanca është thelbësore – mbi gjithçka”.

Balanca, pikërisht ajo që duket se është prishur në La Liga nga largimi i Cristiano Ronaldos.

“Cristiano Ronaldo ka qenë një zbulim i jashtëzakonshëm, ka shënuar një epokë në futbollin spanjoll, kaq shumë gola e triumfe me skuadrën e tij, duke qenë vendimtar. Por të tjerë shfaqen.

“Për mua, realisht, humbja më e madhe që do e vajtoja gjatë do ishte Messi. Ai bashkon gjithçka dashuroj nga futbolli. Është lojtar i pastër, është gjithçka. Mendoj se do ishte tragjedi po ta humbnim, por më parë kemi humbur lojtarë si Maradona apo Johan Cruyff… futbollistë që më emociononin kur i shihja në televizor”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
test