Liga e Kombeve: Gjermania bie nga Liga A

Futboll

Liga e Kombeve: Gjermania bie nga Liga A

Më: 16 nëntor 2018 Në ora: 23:16
Joachim Low

Gjermania ka rënë nga Liga A, niveli më i lartë në garën e re të UEFA-s Liga e Kombeve, në Ligën B, nivelin e dytë të kësaj gare, pasi u rendit e fundit në Grupin 1.

Franca në vendin e parë me 8 pikë, Holanda në të dytin me një pikë më pakë, kurse Gjermani e fundit me vetëm një pikë ka rezultuar që Kombëtarja gjermane do të zbret në Ligën B të Ligës së Kombeve.

Skuadra e Joachim Low më 19 nëntor e pret në shtëpi Holandën, mirëpo edhe në rast fitoreje nuk do të ketë mundësi që të qëndrojë në Ligën A.

Gjermani nuk ka marrë asnjë fitore në Ligën e Kombeve, ka barazuar njëherë, dhe i ka pësuar dy humbje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat