S’ka paqe për Milan-in, vjen lajmi që shtang kuqezinjtë

Futboll

S’ka paqe për Milan-in, vjen lajmi që shtang kuqezinjtë

Më: 17 nëntor 2018 Në ora: 14:52
Gennaro Gattuso

Nuk ka paqe për trajnerin e Milan, Gennaro Gattuso, i cili do të ketë në dispoizicion vetëm dy qendërmbrojtës për ndeshjen e ardhshme të kampionatit kundër Lazio-s.

“Sky Sport”, në fakt, ka bërë të ditur se Alessio Romagnoli, qendërmbrojtësi i kuqezinjve, do të mungojë për të paktën katër javë pas analizave të zhvilluara mëngjesin e sotëm pas dëmtimit muskulor të pësuar gjatë një seance stërvitore me kombëtaren e Italisë.

Emri i tij i është shtuar listës së gjatë të dëmtimeve që ka pësuar Milan në javët e fundit, me Caladara, Musacchio, Bonaventura dhe Biglia që nuk do të jenë gjithashtu në dispozicion për një kohë të gjatë.

Përveç kësaj, Gattuso nuk do të ketë në dispozicion as qendërsulmuesin Gonzalo Higuain, i cili do të mungojë në ndeshjen e rëndësishme kundër bardhekaltërve për shkak skualifikimi pas kartonit të kuq të marrë kundër Juventus-it.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat