Realit i vetë afrohet ky super sulmues

Futboll

Realit i vetë afrohet ky super sulmues

Më: 17 nëntor 2018 Në ora: 16:43
Real Madridi

Real Madridi është në kërkim të një sulmuesi të kalibrit të lartë, me shpresën për ta zëvendësuar Cristiano Ronaldon.

Në mesin e shumë emrave të përfolur, së fundi është shfaqur edhe një mundësi tjetër. Bëhet fjalë për kolumbianin Radamel Falcao.

Monaco është shumë pranë eliminimit nga Champions League, por kjo nuk është gjëja më e keqe.

Aktualisht ekipi i tij është në një nga tre vendet e fundit të renditjes së Ligue 1, që do të thotë se me këto ritme klubi rrezikon rënien nga kategoria.

Dhe sipas spanjolles Marca, sulmuesi kërkon të arratiset nga situata mizore në të cilën ndodhet klubi francez. Kolumbiani 32-vjeçar i është vetëofruar Real Madridit.

“Mbretërit” thuhet të jenë të hapur për transferimin e tij, por kanë opsione të tjera për repartin e sulmit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat