“Sergio Ramos nuk është më i miri në botë”

Futboll

“Sergio Ramos nuk është më i miri në botë”

Më: 17 nëntor 2018 Në ora: 17:56
Sergio Ramos

Virgil van Dijk flet qartë. Sergio Ramos nuk është mbrojtësi qendror më i mirë në botë.

I preferuari i tij është Raphaël Varane, i cili ka fituar më shumë trofe se spanjolli. Në një intervistë për “De Telegraaf”, holandezi, tregon nuk e ka harruar ende lëndimin e Salah në finalen e Champions League, i cili u detyrua të linte fushën, pas një ndërhyrje të gabuar nga madrileni.

“Nuk e di nëse ishte e qëllimshme, por është e vërtetë që diçka ndryshoi në mentalitetin e Real Madrid pas lëndimit të Salah. Marcelo, Benzema, Ronaldo papritmas filluan të rrethonin Alexander-Arnold, duke e lënë të lirë anën e djathtë. Me Salahun në fushë ata nuk kishin guxuar ta bënin këtë”, u shpreh Van Dijk.

Duke kujtuar atë mbrëmje, kur Liverpool, humbi përballë Real Madrid, 27-vjeçari beson se ndeshja mund të kishte përfunduar ndryshe nëse egjiptiani nuk do të kishte lënë fushën.

“Ndonjëherë kujtoj atë mbrëmje…Ndeshja mund të kishte përfunduar ndryshe. Ta fitonim ne…ajo mbrëmje në Kiev do të na dhembë gjithmonë”, përfundoi në intervistën e tij holandezi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat