Media malteze: Kosova na turpëroi

Futboll

Media malteze: Kosova na turpëroi

Më: 17 nëntor 2018 Në ora: 21:38
Malta

Fitorja e Kosovës ndaj Maltës është raportuar edhe nga mediat e shtetit që ishte vendas sonte.

Kosova mposhti Maltën me rezultat 0-5 si mysafir dhe kjo e ka turpëruar shtetin maltez.

Kështu, "Malta Today", e ka titulluar lajmin e fitores së Kosovës si në vijim: "Malta pëson një humbje turpëruese nga Kosova".

"Pas dy barazimeve ndaj Azerbajxhanit, Malta shpresonte të nxjerrte një rezultat pozitiv ndaj Kosovës së fortë", thotë mes tjerash ky medium.

"Në fund, pavarësisht se ndeshja u karakterizua nga gabime në mbrojtje, Kosova ishte shumë e fortë për Maltën dhe e turpëroi me rezultat 4-0", shkruan Malta Today.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat