Kjo është renditja në grupin e Kosovës; Ja si kualifikohemi tutje

Futboll

Kjo është renditja në grupin e Kosovës; Ja si kualifikohemi tutje

Më: 17 nëntor 2018 Në ora: 22:14
Kosova

Kosova e ka mbyllur me sukses edhe sfidën e pestë në Ligën e Kombeve.

“Dardanët” kanë mposhtur me rezultatin 5:0 kombëtaren e Maltës, duke qenë superiorë në çdo aspekt.

Me këtë fitore, ata ruajnë pozitën e parë në grupin e 3-të të Ligës D, me 11 pikë pas pesë ndeshjeve. Ata në këto ndeshje kanë realizuar 11 gola dhe kanë pësuar vetëm dy.

Ndeshjen e fundit në grup, Kosova e luan kundër Azerbajxhanit, të cilët grumbullojnë 9-të pikë.

Në “Fadil Vokrri”, djelmoshat nga Kosova do të mjaftohen qoftë edhe me një barazim për të kaluar tutje.

Padyshim se fitorja është ajo që të gjithë e presin. Megjithatë, presioni është më i vogël kur ke në favor dy rezultate.

Kjo është tabela e grupit të Kosovës:

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat