“Rënia e Gjermanisë nuk është fundi i botës, por ndaj Holandës nuk tolerojmë”

Futboll

“Rënia e Gjermanisë nuk është fundi i botës, por ndaj Holandës nuk tolerojmë”

Më: 17 nëntor 2018 Në ora: 22:25
Oliver Bierhoff dhe Low

Në prag të përballjes ndaj Holandës, në program për të hënën, Oliver Bierhoff, menaxheri administrative i përfaqësueses së Gjermanisë beson se ekipi nuk do të tolerojë ndaj “Tulipanëve”, pavarësisht se tashmë gjermanët kanë rënë nga Liga A. Sipas Bierhoff, nëse Gjermania do të dalë fituese në Gelsenkirchen, ajo gjë do t’i ndihmojë që të nisin ndërtimin mbi baza të shëndosha për përgatitjet e Europianit.

“Rënia nga Liga nuk është absolutisht jo fundi i botës. Rënia nga Liga nuk ndryshon aspak për mënyrën se si ne do të përqasim këtë ndeshje. E para është një duel për prestigj, së dyti duam të vazhdojmë të bëjmë progres mbi zhvillimin tonë dhe së treti me një fitore do t’i jepnim vetes një bazë të shëndetshme për kualifikueset e Europianit. Mbase ishte e nevojshme të preknim fundin, në mënyrë që të ngjitemi sërish sipër”, deklaroi Bierhoff, me Gjermaninë që në 2018 ka provuar shijen e hidhur të dështimit masiv, fillimisht me eliminimin e hershëm nga Kupa e Botës e më pas me rënien nga Liga, në kompeticionin e Ligës së Kombeve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat