“Këto janë orët e fundit të Panucci, kapitull i mbyllur te Shqipëria”

Futboll

“Këto janë orët e fundit të Panucci, kapitull i mbyllur te Shqipëria”

Më: 17 nëntor 2018 Në ora: 23:41
Trajneri, presidenti dhe ish-trajneri i Shqipërisë

I pranishëm në stadiumin “Loro Boriçi” për të ndjekur nga afër përballjen mes Shqipërisë dhe Skocisë nuk mund të mos ishte legjenda kuqezi që ka ndarë jetën e tij pikërisht mes dy shteteve, Rudi Vata. Ky i fundit e konsideron tashmë një kapitull të mbyllur atë të Panucci te Shqipëria, pasi sipas Vatës, italiani tashmë nuk gëzon as mbështetjen e futbollistëve të tij.

“Sot u pa që Panucci nuk ka as mbështetjen e futbollistëve të cilët reaguan. Mendoj se ai ka eksperiencën e nevojshme për të evituar deklarata të bujshme dhe po mer kohën e nevojshme për tu tërhequr. Në momentin kur je i kontestuar nga të gjithë, atëherë bashkëjetesa është e pamundur. Do të ishte lëvizje inteligjente e tij nëse do të reagojë ashtu sikurse duhet, duke u larguar për të evituar ndonjë përkeqësim. Panucci me kombëtaren e Shqipërisë është një kapitull i mbyllur”, deklaroi legjenda e kombëtares kuqezi, njëherësh ish-trajner dhe menaxheri, Rudi Vata.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat