Ismajli flet pas humbjes ndaj Skocisë, nuk pendohet që la Kosovën, i dëshiron suksese

Futboll

Ismajli flet pas humbjes ndaj Skocisë, nuk pendohet që la Kosovën, i dëshiron suksese

Më: 18 nëntor 2018 Në ora: 09:47
Ardian Ismajli

Ish kapiteni i Kosovës U-21, Ardian Ismajli, ka debutuar mbrëmë me Kombëtaren A të Shqipërisë.

Debutimi i tij nuk mund të kishte ardhur në një mbrëmje më të keqe se ajo e mbrëmshmja për kombëtaren “kuq e zi”.

Skuadra e Panuccit u mposht nga Skocia me rezultatin e thellë 0:4, ku Ismajli erdhi si zëvendësues.

Pas ndeshjes ai është shprehu i kënaqur për debutimin por jo edhe për rezultatin.

“Jam shumë i lumtur që debutova me Shqipërinë. Falënderoj presidentin Duka dhe trajnerin Panucci, që më dhanë mundësinë të përfaqësoj gjithë shqiptarinë anembanë botës. Më vjen shumë keq që debutimi im erdhi në një mbrëmje ku gjithçka shkoi keq për skuadrën. U mundova të bëj më të mirën dhe të kontribuoj sa më shumë për skuadrën, por nuk ia dolëm. Gjithsesi duhet të shohim përpara dhe të gjejmë rrugën për të ecur drejt sukseseve” ka thënë mbrojtësi nga Kosova për “Supersport”.

Ai madje ka komentuar pak edhe kombëtaren e Kosovës, e cila mbrëmë fitoi me rezultatin 0:5 ndaj Maltës.

I pyetur nga gazetarja e “Supersport”  “Çfarë ndjeve, kur mësove se Kosova fitoi 0-5 në Maltë sot?”, mbrojtësi ka thënë: Unë i uroj suksese Kosovës, por kam zgjedhur të luaj për Shqipërinë dhe jam i bindur për këtë vendim. Unë jam lojtar i Shqipërisë dhe dua të diskutojmë vetëm për Kombëtaren Shqiptare.

Me këtë humbje Shqipëria edhe zyrtarisht ka kaluar në Ligën D, pasi ka përfunduar aventurën në vendin e fundit të grupit. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat