Sarri refuzon të dorëzohet për Elseid Hysaj - Bota Sot
Sarri refuzon të dorëzohet për Elseid Hysaj

Futboll

Sarri refuzon të dorëzohet për Elseid Hysaj

Më: 18 nëntor 2018 Në ora: 10:18
Elseid Hysaj

Trajneri i Chelsea, Maurizio Sarri, nuk e ka ndërmend të dorëzohet në garën për shërbimet e mbrojtësit të Kombëtares së Shqipërisë, Elseid Hysaj.

Ishte konfirmuar më herët se londinezët kishin tentuar të nënshkruajnë me mbrojtësin edhe gjatë verës, megjithatë ishte skuadra e Napolit që bllokoi gjithçka.

Lojtari shqiptar duket se pëlqehet jashtëzakonisht shumë nga tekniku italian Sarri, nën urdhrat e të cilit ka luajtur tek Napoli, shkruan “The Sun”.

Një tjetër gjë që mund të shkojë në favor të Chelsea është minutazha e madhe e Kevin Malcuit, i cili po aktivizohet mjaft shumë nga Ancelotti.

Kësisoj, Hysaj mund të përballet me mungesë të hapësirave, gjë që hap rrugën për një ribashkim me Maurizio Sarri tek Chelsea.

Mbrojtësi “kuq e zi” mund të përshtatej shumë lehtë me lojën në Premierligë, madje më të lehtë do ta bënte fakti që njeh stilin e lojës të trajnerit italian.

Hysaj aktualisht vlerësohet me afër 60 milionë euro. Mbetet të shihet nëse Chelsea do të bëjë ndonjë lëvizje në janar.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
test