Klopp dëshiron Demirbayn te Liverpooli - Bota Sot
Klopp dëshiron Demirbayn te Liverpooli

Futboll

Klopp dëshiron Demirbayn te Liverpooli

Më: 18 nëntor 2018 Në ora: 15:33
Demirbay gjatë një ndeshje ndaj Liverpoolit në Ligën e Kampionëve (Foto: Mark Robinson/Getty Images/Guliver)

Jurgen Klopp synon transferimin e mesfushorit të Hoffenheimit, Kerem Demirbay.

Sipas mediumit Sportsman, menaxher i Liverpoolit, Klopp është i interesuar për mesfushorin Hoffenheim, Demirbay.

Trajneri gjerman thuhet se e vështron që një kohë Demirbayn, i cili ishte një lojtar i ekipit të të rinjve në Dortmund kur Klopp ishte menaxher te klubi gjerman.

Ai madje mund ta sjellë lojtarin kryesor të Hoffenheimit në Anfield për pak më shumë se 25 milionë funte në afatin kalimtar të janarit.

Demirbay është një mesfushor i gjithanshëm dhe ka fituar tashmë dy paraqitje me kombëtaren gjermane.

Mesfushori turko-gjerman gjithashtu ka qenë pjesë e rregullt e ekipeve të moshave të Gjermanisë, ku ka fituar edhe tituj të rëndësishëm.

Për Demirbay interesim ka shprehur edhe Arsenali në Ligën Premier, ndërsa në Serie A pëlqehet nga Milani.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...