U19, fitore minimale ndaj Rumanisë

Futboll

U19, fitore minimale ndaj Rumanisë

Më: 18 nëntor 2018 Në ora: 18:06
Kombëtarja shqiptare e U19

Kombëtarja shqiptare e U19 arriti të fitojë ndeshjen e parë miqësore ndaj Rumanisë, sfidë kjo që u zhvillua në stadiumin ‘Loni Papuciu’ të Fierit.

Skuadra e drejtuar nga Erjon Bogdani iu imponua asaj rumune me rezultatin e ngushtë 1-0. U desh një 11 metërsh i fituar në fundin e pjesës së parë, që u shndërrua në gol nga sulmuesi i Olimpiakosit, Emiljano Bullari, që kombëtarja e 19 vjeçarëve të merrte këtë fitore.

Në pjesën e dytë gjërat nuk ndryshuan dhe rezultati mbeti 1-0 në favor të kuqezinjve të vegjël. Ndeshjen e dytë miqësore me Rumaninë, skuadra kombëtare e U19 do ta luajë të martën, po në stadiumin ‘Loni Papuciu’.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat