Xherdan Shaqiri dhe Seferoviq shkëlqejnë, Zvicra e shpartallon Belgjikën

Futboll

Xherdan Shaqiri dhe Seferoviq shkëlqejnë, Zvicra e shpartallon Belgjikën

Nga: Bota sot Më: 18 nëntor 2018 Në ora: 20:37
Festimi i golit

(E plotësuar) - Kombëtarja e Zvicrës ka arritur të mposht Belgjikën me rezultat 5-2 pas një ndeshje tejet intensive me kthim të rezultatit.

Shtatë gola u shënuan në këtë përballje, me Zvicrën që mori pikët e plota duke fituar 5 me 2.

Belgët e nisën më mirë takimin duke arritur të shënojnë dy herë për 17 minuta përmes Thorgan Hazardit, megjithatë Zvicra u kundërpërgjigj për mrekulli.

Seferoviq shkëlqeu në këtë takim duke shënuar tre gola, kurse nga një gol shënuan edhe Rodriguez e Elvedi.

Protagonist në këtë takim ishte edhe Xherdan Shaqiri që bëri dy asistime, për Seferoviqin dhe Elvedin.

Në Grupin 2 të Ligës A kombëtarja e Zvicrës është lider me 9 pikë, po aq sa ka edhe Belgjika, por me golavarazh më të dobët. Dhe si lidere e grupit Zvicra vazhdon në “Final Four”.

Image

Haris Seferovic ka kompletuar heptrikun e tij. Zvicra ka shtuar epërsinë në 5 me 2. Seferoviq shënoi golin e tij të tretë në këtë takim në minutën e 84.

Xherdan Shaqiri është duke shkëlqyer sonte për Zvicrën, ai është lojtari kryesor për ekipin zviceran kur po zhvillohet minuta e 75-të e ndeshjes.

Minuta e 70-të ë ndeshjes, ekipi zviceran vazhdon ta ruaj epërsinë prej dy golash. Belgët janë të pothuajse të humbur në fushë, por tani kanë marrë ofensivën, pasi janë në disavantazh prej dy golash.

Zvicra ka shënuar edhe golin e 4-të me anë të Nico Elvedi, kur po zhvillohet minuta e 63-të e ndeshjes. Elvedi shënoi golin e katërt pas krosimit të bukur nga Xherdan Shaqiri në minutën e 62.

Ky ishte asistimi i dytë i Shaqirit në këtë ndeshje.

Zvicra është duke e dominuar Belgjikën, kur po zhvillohet minuta e 60-të e ndeshjes.

Minuta e 55-të e ndeshjes, rezultati mbetet ende i pandyshuar, edhe pse Zvicra kishte një mundësi shumë të mirë shënimi.

Minuta e 50-të e ndeshjes, Zvicra vazhdon të jetë në epërsi ndaj Belgjikës, me rezultat 3 me 2.

Ka nisur pjesa e dytë e ndeshjes...

Mbyllet pjesa e parë, Zvicër – Belgjikë, rezultati dhe statistikat

Ka përfunduar pjesa e parë në mes të Zvicrës dhe Belgjikës.

Zvicra dhe Belgjika po përballen në kuadër të Ligës së Kombeve.

Rezultati pas 45’ minutave të parë është 3 me 2, ndërsa skuadrat kanë treguar një përballje tejet dinamike.

Ishte Belgjika ajo që kaloi e para në epërsi me anë të Throgan Hazard, që arriti të realizoi dy gola (2’ dhe 17’).

Mirëpo Zvicra arriti të këndellej shumë shpejtë, pasi Ricardo Rodriguez shënoi nga penalltia në minutën e 26’, ndërsa golin e barazimit e realizoi, Haris Seferovic (31’), pas asistimit fenomenal të Xherdan Shaqirit.

Helvetikët nuk u ndalen me kaq, pasi arritën ta përmbysin rezultatin në minutën e 44′, e që në vend ishte sërish Haris Seferovic.

Pjesa e dytë premton së paku edhe dy gola, duke parë rrjedhën e lojës në 45’ minutat e parë.

Image

Zvicra ka kaluar në epërsi në përfundim të pjesës së parë. Rezultati është 3 me 2

Shaqiri asiston, Seferovic e ‘tmerron’ Belgjikën

Nga rezultat 0 me 2, Zvicra ka arritur që të barazoj rezultatin në 2 me 2 ndaj Belgjikës.

Helvetikët arritën që ta shënojnë golin e barazimit në minutën e 31’.

Haris Seferovic arriti ta realizoj golin, pas një asistimi maestral nga Xherdan Shaqiri.

Zvicra ka shënuar golin e parë me anë të Ricardo Rodriguez.

Image

Belgjika e ka shënuar edhe golin e dytë ndaj Zvicrës.

Belgjika dhe Zvicra po përballen në kuadër të Ligës së Kombeve.

Belgët kanë arritur ta shënojnë edhe golin e dytë ndaj helvetikëve në minutën e 17’.

Thorgan Hazard arriti ta realizoj golin e tij të dytë në ndeshje për ‘Djajtë’.

Zvicra – Belgjika, shënohet gol qysh në minutën e 2′

Belgjika ka kaluar në epërsi ndaj Zvicrës në kuadër të Ligës së Kombeve.

Belgjika arriti që të kaloj në epërsi ndaj Zvicrës qysh në minutën e 2’.

Golin për ‘Djajtë’ e realizoi Throgan Hazard pas një gabimi nga mbrojtja e helvetike.

Zvicra -Belgjika, formacionet zyrtare

Zvicra është nikoqir i Belgjikës për ndeshjen e vlefshme për Grupin 2 të Ligës A, në kuadër të Ligës së Kombeve.

Nga tri ndeshje të zhvilluara, Helvetikët i kanë fituar dy dhe një e kanë humbur, ashtu që mbajnë vendin e dytë në grup me gjashtë pikë.

Nga ana tjetër, përfaqësuesja e ‘Djajve të Kuq’ ka regjistruar tri fitore në po aq ndeshje dhe është në krye të grupit me nëntë.

Në përballjen e parë mes këtyre dy skuadrave, Belgjika ka fituar me rezultat 2-1.

Trajnerët Vladimir Petkovic dhe Roberto Martinez i kanë gati formacionet e tyre për këtë përballje.

Formacioni startues i Zvicrës: Sommer, Mbabu, Elvedi, Freuler, Seferovic, Xhaka, Fernandes, Rodriguez, St. Zuber, Klose, Shaqiri.

Formacioni startues i Belgjikës: Courtois, Alderweireld, Kompany, Witsel, Tielemans, E. Hazard, Mertens, Meunier, T. Hazard, Boyata, Chadli.

Islanda është skuadra tjetër e këtij grupi që i ka zhvilluar katër ndeshje dhe i ka pësuar katërt humbje.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat