Notat e Shaqirit dhe Xhakes për ndeshjen kundër Belgjikës

Futboll

Notat e Shaqirit dhe Xhakes për ndeshjen kundër Belgjikës

Më: 18 nëntor 2018 Në ora: 23:38
Xherdan Shaqiri arriti të bëjë dy asistime duke qenë ndër më meritorët në fitoren e Zvicrës.

Zvicra bëri befasinë sonte duke mposhtur me rezultat të thellë 5-2 Belgjikën e super yjeve.

Në këtë ndeshje u paraqitën edhe dy shqiptarët, Xherdan Shaqiri dhe Granit Xhaka.

Shaqiri arriti të bëjë dy asistime duke qenë ndër më meritorët në fitoren e Zvicrës. Për këtë paraqitje magjike u vlerësua me notën 9.0.

Vetëm Seferovic i cili shënoi hat-trick është vlerësuar më lart, i cili ishte edhe njeriu i ndeshjes.

Kurse Granit Xhaka nuk u veçua shumë sonte duke u notuar me notën 6.8. Ndërsa nga Belgjika më i miri ishte Thorgan Hazard i cili shënoi dy gola dhe u notua me notën 8.0.

Në minutën e 92-të u inkuadrua edhe sulmuesi shqiptar Albian Ajeti.

Lojtarët më të dobët të ndeshjes sipas vlerësimeve ishin portieri belg Courtois, mbrojtësi Alderweireld dhe Chadli. Të tre janë vlerësuar me notën 5.7.

Ndër më të dobëtit sonte ishte edhe super ylli Eden Hazard i cili nuk arriti të tregoj vetën.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat