“De Jong është përzierje e Xavit dhe Decos”

Futboll

“De Jong është përzierje e Xavit dhe Decos”

Më: 19 nëntor 2018 Në ora: 08:40
Talenti i Ajax, Frenkie de Jong

Talenti i Ajax, Frenkie de Jong, është një nga lojtarët më të vëzhguar në futbollin e Evropës.

I riu është pëlqyer shumë nga Barcelona dhe me gjasë në verë do të kalojë në “Camp Nou” për një shumë të majme.

Frenki de Jong është përshkruar si një përzierje e legjendave të mesfushës, Xavi dhe Deco.

“De Jong mund të jetë përzierje e Deco dhe Xavi, megjithatë ai është De Jong” ka thënë Ten Cate, ish asistenti i Riijkard tek Barca, për “Mundo Deportivo”,

“Është gjithmonë e vështirë t’i krahasosh lojtarët. Të dy Xavi dhe Deco ishin nga një planet tjetër. De Jong ka talentin, por duhet ende të provojë vetën” ka vazhduar ai.

Përveç Frenkie de Jong, është edhe anëtari tjetër i Ajax dhe reprezentuesi i Holandës, Matthijs De Ligt, që po kërkohet me ngulm nga katalunasit.

De Ligt në “Camp Nou” po konsiderohet si zëvendësuesi idel i Gerrard Piuqe. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat