Përkundër kundërshtimeve të Real Madrid, Bale do të paraqitet në Tiranë

Futboll

Përkundër kundërshtimeve të Real Madrid, Bale do të paraqitet në Tiranë

Më: 19 nëntor 2018 Në ora: 09:05
Garreth Bale

Shqipëria ndeshjen e radhës do ta luaj kundër Uellsit, para tifozëve “kuq e zi”, në Tiranë.

Për këtë ndeshje, në dispozicionin e selektorit të Uellsit, do të jetë edhe ylli i Real Madrid, Garreth Bale.

Këtë e ka bërë të ditur për audiencën sportive vet lojtari, me anë të një postimi në rrjetin social “Tëitter”.

“Vazhdojmë prapë të martën” ka shkruar anësori uellsian,

Ishte në dyshim paraqitja e Bale në Tiranë, pasi lojtari kishte hasur në kundërshtime nga skuadra e tij, Real Madrid.

Duket se drejtuesit e klubit kanë qenë të shqetësuar për numrin e madh të kilometrave që Bale do të kalojë brenda pak ditëve (4,052).

Stafi i “Los Blancos” nuk e shihnin të arsyeshme  të kalohen gjithë këto kilometra për një ndeshje miqësore. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat