Brazili me minuta të limituara për yllin e Real Madrid

Futboll

Brazili me minuta të limituara për yllin e Real Madrid

Më: 19 nëntor 2018 Në ora: 09:58
Kombëtarja e Brazilit U-20

Kombëtarja e Brazilit U-20 po përgatitet për ndeshjen e radhës, miqësoren kundër Kolumbisë.

Në këtë ndeshje pritet që Vinicius JR të mos paraqitet gjatë gjithë ndeshjes. Njësoj sikurse ndodhi edhe gjatë ndeshjeve të tetorit, ylli i Real Madrid, do të ketë minutazhën e limituar në ndeshjen e dytë, shkruan “Marca”, transmeton lajmi.net.

Kjo ndeshje do të luhet të martën, kështu që lojtari nuk do mund të kthehet në Madrid deri të enjten. Kësisoj ai do të ketë vetëm dy ditë në dispozicion për stërvitjet me skuadrën, para udhëtimin në Eibar.

Por, kombëtarja po sigurohet që ai të arrijë me sa më pak lodhje. Është bërë e ditur edhe se lojtari nuk do të jetë pjesëmarrës në Kampionatin e Amerikës Jugore U-20 që mbahet gjatë janarit dhe shkurtit të ardhshëm. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat