Dembeles po i ikën koha tek Barcelona

Futboll

Dembeles po i ikën koha tek Barcelona

Më: 19 nëntor 2018 Në ora: 12:44
Ousmane Dembele

Ousmane Dembele nuk po kalon në momentet më të mirë tek skuadra e Barcelonës.

Francezi kaloi në “Camp Nou” nga Borussia Dortmund, për një shumë rekorde në skuadrën e Barcelonës (150milionë euro).

Së fundmi, “Sport.as” raporton se Ousmane Dembeles i është tërhequr vërejtja që të tregojë vetën ose përndryshe do të shitet,

Reprezentuesi francez ka pasur një start jo të mirë me jetën në Kataluni dhe ende nuk po mund të gjej vend në formacionin bazë të Ernesto Valverdes.

Ai madje përballet edhe me probleme tjera, kur shpeshherë këtë sezon është paraqitur me vonesë në seancat stërvitore dhe për këtë arsyeje i është tërhequr vëmendja që të jetë më i vëmendshëm.

Barcelona nuk po planifikon ta largojë në janar lojtarin, megjithatë me ofertat e mëdha nga Premierliga, duket se qëndrimi i tij në “Camp Nou” nuk do të zgjasi shumë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat