Candreva do të largohet nga Interi, e kërkon Torino

Futboll

Candreva do të largohet nga Interi, e kërkon Torino

Më: 19 nëntor 2018 Në ora: 13:04
Antonio Candrevas

Reprezentuesi italian pritet që në janar të ndërrojë skuadër.

Antonio Candrevas dhe Interi pritet të ndajnë rrugët.

Futbollisti i cili nuk po gjen një vend titullari në formacionin e Luciano Spallettit, me shumë mundësi do të largohet nga zikaltërit qysh në afatin kalimtar të janarit.

Ekipet që kanë shfaqur interesim për 31-vjeçarin janë të shumta, por, me sa duket, lojtari e ka një skuadër të preferuar që është pikërisht Torino.

Klubi “granata” ka kohë që e kërkon mesfushorin, të cilin mund ta transferojë nën urdhrat e trajnerit Walter Mazzarri.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat